Skena – Jazz Club dhe The Tea Room Tirana do të organizojnë këtë të premte një koncert të muzikës jazz.
Nën interpretimin e Sokol Sejdo që është në saksofon dhe Ervin Telo në kitare, mbrëmja e 2 marsit do të jetë e mbushur plot argëtim e muzikë të mirë për të gjithë pjesmarrësit.
Po ashtu, vera italiane e franceze, si edhe gatimet italiane do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë kësaj darke.
Mos mungoni edhe ju në këtë event, hyrja është e lirë, prej orës 20:00 e deri në mesnatë! Vendndodhja: The Tea Room Tirana!