Art & Kulturë

“Mbledhja e Kryeengjëve” dy ikonat shfaqen në gjendje perfekte pas restaurimit

Dy ikonat e veçanta të titulluara “Mbledhja e Kryeengjëjve” të artistëve Johan Çetiri e Kostandin Zografi, janë restauruar së fundmi nga Drejtoria e Kulturës në Berat.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka shkuar për të vizituar nga afër këto ikona në laboratorin e restaurimit, ku ka ngelur e kënaqur me punën e bërë dhe ka përgëzuar punonjësit për përkushtimin e dedikuar.

Pune qe mahnit! Arti i restaurimit te ikonave eshte pune, pasion, talent qe s’te zhgenjen!
Miltiadh Bibo dhe Altin Tabaku jane dy restauratoret duararte ne DRKK Berat qe rikthyen ne jete laboratorin e restaurimit te ikonave dhe nxjerrin ne drite #ThesaretEFshehura te Beratit. I gjeni ne Pavijonin e ri te Muzeut Onufri. Mos e humbni dy restaurimet e fundit nga veprat e Çetirit dhe Kostandin Zografit”, është shprehur ajo nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ikona me emërtim ” Mbledhja e Kryeengjëjve ” me autor Johan Çetirin, është pjesë e fondit të Ikonave në DRKK Berat, me përmasat 97.5 x 70 cm. Para se të restaurohej, ikona paraqitej në një gjendje të dëmtuar, në disa pjesë grundi ka pasur çarje dhe shkëputje, verniku paraqitej i errësuar me papastërti të ndryshme. Restaurimi shkoi nëpër një proces të gjatë, i cili kaloi në disa faza si konsolidimi i grundit dhe i pelikulit të pikturës dhe konsolidimi i suportit të drurit.

E marrë nga Kisha e Shën Thanasit në Karavasta, Lushnjë, specialistët e DRKK Berat kanë përfunduar në të njëjtën kohë edhe restaurimin e ikonës së Kostandin Zografit, e cila është marrë nga Kisha “Shën Kolli” në Vanaj të Fierit.

Ndërkohë, pritet që vepra të tjera arti nga fondi i ateliesë të restaurohen, ku qëllimi kryesor i kësaj Drejtorie është nxjerrja e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).