Art & Kulturë

Lista e fituesëve të Oscar 2018/ Shpallet filmi më i mirë i vitit ai i regjisorit meksikan

Ceremonia e Oscar 2018 u mbajt ditën e djeshme në Los Angeles me prezantues Jimmy Kimmel.

Gjatë mbrëmjes më të famshme të kinematografisë botërore, u shpallën filmat dhe aktorët më të mirë në kategoritë përkatëse, ku filmi “The Shape of Water” i regjisorit meksikan Guillermo del Toro rrëmbeu çmimin e “Filmit më të mirë” për vitin 2017.

Në fakt ky triumf pritej, pasi filmi që eksploron dashurinë midis një shërbëtoreje memece dhe një krijese amfibe, ishte nominuar në plot 13 kategori, duke kryesuar mbi filmat e tjerë mjaft të përfolur si “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, apo “Call Me By Your Name” e “Lady Bird”.

Çmimin e aktores dhe aktorit më të mirë e morrën përkatësisht Gary Oldman për portretizimin e kryeministrit britanik Uinston Churchill në filmin “Darkest Hour” dhe Frances McDormand për filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”.

Filmi i Disney “Coco” rrëmbeu çmimin e “Filmit më të mirë të animuar” dhe të “Këngës më të mirë”, ndërsa Guillermo del Toro fitoi po ashtu çmimin “Regjisori më i mirë”, duke çuar në shtëpi plot dy trofe të rëndësishme, përpos të tjerave.

Përsa i përket një prej filmave më të përfolur të huaj “Call Me By Your Name”, ai u vlerësua me çmimin “Skripti më i mirë i adaptuar”.

Ndërkohë fituesit e tjerë të mbrëmjes janë:

Aktori më i mirë në rol dytësor
Willem Dafoe, The Florida Project
Woody Harrelson, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri
Richard Jenkins, The Shape of Water
Christopher Plummer, All the Money in the World – Fituesi
Sam Rockwell, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Mary J. Blige, Mudbound
Allison Janney, I, Tonya – Fituesja
Lesley Manville, Phantom Thread
Laurie Metcalf, Lady Bird
Octavia Spencer, The Shape of Water

Filmi më i mirë i huaj
A Fantastic Woman, Chile – Fituesi
The Insult, Lebanon
Loveless, Russia
On Body and Soul, Hungary
The Square, Sweden

Aktori më i mirë në rol dytësor
Willem Dafoe, The Florida Project
Woody Harrelson, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri – Fituesi
Richard Jenkins, The Shape of Water
Christopher Plummer, All the Money in the World
Sam Rockwell, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

Filmi më i mirë i animuar (me metrazh të shkurtër)
Dear Basketball – Fituesi
Garden Party
Lou
Negative Space
Revolting Rhymes

Dokumentari më i mirë
Abacus: Small Enough to Jail
Faces Places
Icarus – Fituesi
Last Man in Aleppo
Strong Island

Editimi më i mirë i zërit
Baby Driver
Blade Runner 2049

Dunkirk – Fituesi
The Shape of Water
Star Wars: The Last Jedi

Veshjet më të mira
Beauty and the Beast
Darkest Hour
Phantom Thread – Fituesi

The Shape of Water
Victoria & Abdul

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).