I cilësuar si një ndër figurat më të spikatura të klerit dhe promovues i harmonisë fetare në Shqipëri e jo vetëm, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra është vlerësuar nga Këshilli Bashkiak i Librazhdit me titullin “Qytetar Nderi”.
Kjo ceremoni është mbajtur në Pallatin e Kulturës “Sadi Halili” të Librazhdit, ku i është akorduar edhe titulli Myftiut me origjinë nga po ky qytet. Ai më herët ka qenë Myfti i këtij qyteti, ku si djalë i kësaj treve ka gëzuar dhe gëzon respektin e komunitetit Librazhdas.
Kryebashkiaku Kastriot Gurra i dorëzoi Myftiut të Tiranës titullin “Qytetar Nderi” i Librazhdit, duke e vlerësuar maksimalisht atë për rolin si klerik dhe qytetar i denjë i kësaj zone.

Ndërkaq të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të këtij titulli Myftiut të Tiranës ishin të pranishëm drejtuesit e të gjithë religjoneve fetare në Shqipëri si dhe drejtues e ish-drejtues të pushtetit vendor në Librazhd dhe qindra intelektualë.