Art & Kulturë

Legjenda 700 vjeçare vërtetohet nga shkencëtarët, ja se çfarë thotë ajo

Historia tregon se në dimrin e vitit 1224, St Francis i Assisi po udhëtonte nëpër Francë, kur ai pati një parandjenjë se murgjit në Manastirin Françeskan të Follonisë në Itali, po vdisnin nga uria dhe i ftohti.

Papritur, një çantë prej rrobe, në brendësi të së cilës kishte bukë të mjaftueshme për të gjithë murgjit, u shfaq në dyert e këtij manastiri. Të gjithë njerëzit brenda tij shpëtuan nga vdekja dhe sipas tyre, kjo ndihmë u erdhi nga një ëngjëll i dërguar nga St Francis.

Që prej asaj ndodhie, murgjit e këtij manastiri e ruajtën këtë rrobë dhe e përdorën për të mbuluar me të altarin. Gjatë vitit 1730, manastiri u shkatërrua nga një tërmet dhe murgjit u detyruan që ta vendosnin rrobën e shenjtë në bodrum, pavarësisht se e rindërtuan faltoren.

Në ditët e sotme vetëm gjysma e kësaj rrobe ka arritur të mbijetojë, e cila shërben si një atraksion për të gjithë turistët dhe historianët e ndryshëm. Dhe për të provuar nëse historia që fshihet pas saj është e vërtetë, shkencëtarët vendosën që ta testonin atë.

Me lejen e Kishës Katolike, Profesori Kaare Lund Rasmussen nga Universiteti i Danimarkës së Jugut, arriti të priste pa dëmtime të mëtejshme, një pjesë të vogël të kësaj rrobe, të cilën e analizoi duke përdorur mjetet më të fundit teknologjike.

Sipas përfundimeve të nxjerra nga kjo analizë, rroba daton që prej viteve 1220-1295, duke u përputhur me kohën e tregimit dhe në të mund të jetë mbajtur edhe bukë.

Nga analiza kimike që iu bë kësaj cope, ekspertët zbuluan disa mbetje të elementit ergosterol, një lloj alkooli që lidhet me proçesin e prodhimit të bukës.

Ka shumë mundësi që copa buke të jenë vendosur në këtë rrobë rreth 300 vite përpara 1732, në një periudhë kur copat e rrobave përdoreshin si mbulesa altari, pra ka shumë mundësi që kjo legjendë të jetë e vërtetë”, është shprehur profesori Rasmussen.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).