Art & Kulturë

Sonte ka spektakël në qiell: Eklipsi i pjesshëm diellor do të ndriçojë natën

Pasditen e sotme njerëzit që ndodhen në zonën e Amerikës së Jugut, duke përfshirë vendet si Kili, Argjentinë, Brazil dhe Uruguai, do të kenë mundësi që të shijojnë një fenomen të rrallë natyror: Eklipsin pjesor të diellit.

Ky fenomen ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna vendosen gati në të njëjtën vijë, duke lënë një pjesë të diellit në errësirë.

Fatkeqësisht, ky eklips nuk do të mund të shihet nga banorët në kontinentin Europian, por mos u trishtoni; Një numër eklipsesh të tjerë do të ndodhin gjatë vitit 2018.

Sipas parashikimeve, një eklips tjetër i pjesshëm diellor do të jetë i shikueshëm për banorët e Australisë në 13 korrik, ndërsa një tjetër do të jetë i dallueshëm për Evropën dhe Azinë Veriore më 11 gusht.

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).