Kompania HALLAKATE, e cila është e specializuar në nxjerrjen e statistikave nga rrjetet sociale, kësaj rradhe ka nxjerrë disa të dhëna interesante mbi përdoruesit e Facebook në Kosovë, sipas statusit të tyre.
Siç shihet në postimin e postuar në Facebook nga kompania Hallakate, përdoruesit nga Kosova janë:
– Të martuar 130.000
– Të fejuar 26.000
– Në lidhje 19.000
– Beqarë 120.000

Këto janë të dhëna prej përdoruesve që e kanë deklaruar statusin, ndërsa rreth 700 mijë të audiencës nuk e kanë deklaruar statusin e tyre.
Rrjetet sociale janë mjaft të përdorura në Kosovë, ashtu si edhe në Shqipëri. Sipas rezultateve të grumbulluara nga po kjo kompani, Kosova ka rreth 1.2 milion përdorues aktivë në muaj, nga mosha 13-65+ vjeç.
Në muajt e fundit Instagrami ka arritur majat e përdorimit në Kosovë, duke prekur shifrën prej 640.000 përdoruesve aktivë.