Art & Kulturë

Lajm i keq për të gjithë adhuruesit e çokollatës: Përgatituni për zhdukjen e saj!

A ekziston ndonjë njeri që nuk e dashuron çokollatën?! Fatkeqësisht, ëmbëlsirës tonë të preferuar po i vjen fundi.

Shkencëtarët tek Administrata Atmosferike dhe Oqeanike kanë parashikuar se bima e kakaos, prej së cilës prodhohet çokollata, do të zhduket në vitin 2050 si pasojë e ndryshimeve të kushteve atmosferike.

Shumica e çokollatës që qarkullon nëpër botë vjen nga pemët e kakaos, që rriten në pyjet e shiut në zonën e Afrikës Perëndimore. Megjithatë, gjatë 40 viteve të ardhshme temperaturat në rritje të Tokës do t’i detyrojnë fermerët që t’i mbjellin bimët e kakaos në male apo në zona të cilat nuk janë të përshtatshme për kultivimin e tyre.

Por, ekziston ende një shpresë për të shpëtuar çokollatën nga zhdukja e përhershme. Kompania Mars, e cila prodhon çokollatat Snickers & Twix, është bashkuar me ekspertë nga Universiteti i Kalifornisë, për t’u përpjekur që t’i ndryshojnë ADN-në bimëve të kakaos.

Ata janë duke përdorur teknologjinë CRISPR, me qëllim që të modifikojnë genet e pemës së kakaos, për ta bërë atë rezistente ndaj temperaturave të larta dhe për të evituar zhdukjen e saj.

Ndryshimi i klimës nuk po e prek akoma këtë gjeneratë të bimës së kakaos, prandaj ka akoma kohë për ndryshimin gjenetik të saj. Rreth 89.5% e tokës që po përdoret tani për kultivimin e kakaos nuk do të jetë e përshtatshme për t’u mbjellë në vitin 2050.”, është shprehur një përfaqësues nga Universiteti i Kalifornisë.

Këta shkencëtarë po rekomandonjë të gjithë fermerët që të mbjellin fara specifike kakaoje, të cilat kanë provuar të jenë rezistente ndaj thatësirave.

Ndërkohë, nuk është keq që ta shijoni çokollatën sa më shumë që të jetë e mundur, në rast se dështon ky projekt. Dhe pse jo, blini sa më shumë çokollata, që t’i keni në shtëpi!

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).