Art & Kulturë

Zbuloni modelin e flokëve që i shkon çdo forme fytyre

Jeni lodhur nga modeli i përhershëm i flokëve që keni? Doni të ndryshoni prerjen e flokut, por keni frikë se nuk ju shkon?

Renato Campora, parukieri i VIP-ave të Hollywood, ju vjen në ndihmë! Sipas tij, prerja e flokëve shkurt deri tek supi është një model që i shkon çdo femre pavarësisht nga forma e fytyrës dhe mbi të gjitha, është në modë!

Të gjithë të famshmit i kanë prerë flokët në këtë model dhe duken mjaft bukur me të. Bella Hadid, Kim Kardashian, Demi Lovato, Selena Gomez e shumë të tjera, janë vetëm disa nga femrat që jo vetëm e kanë modelin e flokëve të tillë, por edhe kanë vërtetuar se pavarësisht formës së ndryshme të fytyrës, iu shkon secilës prej tyre.

Campora u shpreh se kjo prerje i bën edhe flokët e dëmtuar që të duken më të dendur e të shëndetshëm, pasi heq majat e djegura. Për ta mbajtur flokun gjatë gjithë kohës të shkëlqyeshëm, ai rekomandon përdorimin e një serumi.

Prandaj mos keni frikë, rrezikoni dhe provoni t’i prisni flokët shkurt! Fundja, do të dukeni ndryshe nga e zakonshmja dhe me stil.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).