Vaktet e vogla ose siç quhen në kulturën popullore “snacks”, janë një pjesë shumë e rëndësishme për një dietë të shëndetshme.
Dietologë të ndryshëm nëpër botë kanë rekomanduar konsumimin e ushqimeve të cilat përmbajnë proteina, fibra dhe energjinë e nevojshme që duhet, duke djegur kështu kaloritë e tepërta.
Ja disa prej këtyre ushqimeve/ snacks që ju mund të konsumoni:
- Mollë dhe një milkshake me proteina: 200 kalori
- Ton peshku shoqëruar me bukë gruri: 200 kalori
- Avokado e mbushur brenda me gjizë: 200 kalori
- Karkalec deti shoqëruar me avokado dhe kos grek: 129 kalori
- Dardhë me djath rikota dhe pak kanellë: 170 kalori
- Barbunja të ziera: 189 kalori
- Sanduiç me pulë (gjysëm porcioni): 200 kalori
- Sallatë jeshile me thjerrëza dhe domate: 200 kalori
- Ҫaj jeshil me mente: 82 kalori
- Tost me perime dhe salmon: 100 kalori
- Supë me karrotë dhe xhinxher: 100 kalori