Një bust 8 metra i lartë i Skënderbeut, që është vendosur në Labinot të Elbasanit dhe është financuar e porositur nga biznesmeni Gjergj Luca, ka përfunduar ndërtimin.
Inagurimi i këtij busti do të bëhet Ditën e Verës, më 14 mars. Ky ndërtim përkon edhe me 550 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut dhe me shpalljen e këtij viti në të gjitha trojet mbarëkombëtare si Viti i Skënderbeut.
Busti është realizuar nga mjeshtri i skulpturës Fiqiri Kasa, ku ka një ngjashmëri me portretet e presidentëve të Amerikës që janë gdhendur në mal.