Art & Kulturë

Dy gota verë në ditë janë të rekomandueshme për shëndetin tuaj

Nivelet e ulëta të alkoolit ndihmojnë në çlirimin e toksinave të dëmshme nga truri juaj, sidomos ato që janë të lidhura me sëmundjen Alzheimer.

Sipas një studimi në Universitetin Mjekësor të Rochester, konsumimi i disa gotave verë pas një dite pune të gjatë, jo vetëm që ju çlodh mendjen, por edhe pastron trurin tuaj.

Gjatë këtij studimi ne kemi zbuluar për herë të parë se nivelet e ulëta të alkoolit janë të dobishme për shëndetin e trurit, duke përmirësuar aftësinë e tij për të hequr qafe mbetjet e shumta”-, ka deklaruar Dr Maiken Nedergaard, shkenctari në krye të këtij studimi.

Eksperimenti është kryer mbi një mi, ku shkencëtarët kanë vrojtuar se si sistemi “pastrues i trurit” reagon ndaj alkoolit. Kur minjtë u ekspozuan ndaj një sasie të madhe alkooli, truri i tyre ishte i pezmatuar dhe ky sistem nuk funksiononte. Megjithatë, kundrejt dozave të ulëta të alkoolit, rreth 2.5 gota në ditë, ky sistem shfaqej më produktiv në shpërbërjen e mbeturinave.

“Dikush që pi alkool, por në sasi të ulëta, ka më pak shanse që të preket nga sëmundjet që lidhen me harresën, ndërsa të alkoolizuarit shfaqin më tepër rrezik të preken nga këto sëmundje”-, ka vazhduar ai.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).