Kohët e fundit të gjithë njerëzit po përpiqen të luftojnë proçesin e plakjes, duke përdorur lloje të ndryshme kremërash, kurash e tualete për t’u dukur më të rinjë.
Por, ato ndonjëherë nuk mjaftojnë dhe ka disa persona që duken më të vjetër se ç’janë. Plakja e parakohshme është diçka që po e përjeton shumica e shqiptarëve.
Duket se shumë nga zakonet e përditshme, disa që ndoshta as nuk i pranoni se po i bëni, ju tregojnë më të vjetër se vitet e vërteta.
Gjumi i pakët dhe i keq plak para kohe
Gjumi nuk mban vetëm mendjen tuaj të shëndoshë, ai ndihmon të dukeni më të rinj për më shumë kohë.
Gjumi riparon dëmin që që merr organizmi gjatë ditës, pra ekspozimin ndaj lodhjes, ndotjes dhe stresit. Kur nuk mjaftoheni me gjumë, lëkura juaj nuk mund të përgatitet për ditën tjetër.
Kjo e dërrmon atë, duke prodhuar qeliza më pak të shëndetshme dhe afron plakjen e parakohshme. Siç rekomandojnë edhe specialistët e mjekësisë, mundohuni të bëni të paktën tetë orë gjumë gjatë natës.
Mungesa e frutave dhe perimeve në ushqim plak para kohe
Gati 80% e shqiptarëve nuk hanë 2 deri 3 racione 100 gramëshe me perime në ditë. Ndërsa, 72% nuk arrijnë të hanë fruta mjaftueshëm, sipas të dhënave të anketave me fokus grupet të organizuara nga AgroËeb.org.
Megjithatë, frutat dhe perimet parandalojnë dëmtimin që shkaktohet tek lëkura juaj nga plakja e parakohshme, sipas Akademisë Shkencore të Dermatologjisë.
Frutat dhe perimet janë plot me ushqyes, si antioksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.
Disa fruta dhe perime që duhen konsumuar patjetër? Zarzavate me gjethe të errëta, si spinaq, patate të ëmbla, portokall, speca të kuqe, luleshtrydhe, shegë, boronica, shparguj dhe kërpudha.
Sheqeri dhe brumërat ju bëjnë të dukeni më të vjetër
Shumë brumëra dëmtojnë edhe përtej rritjes së peshës. Ushqimet si buka e bardhë, akulloret dhe patatet e skuqura, mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve me fytyrën tuaj.
Kjo ndodh për shkak se ato rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak dhe shkaktojnë inflamacione e nxisin daljen e puçrrave në fytyrë.
Plus, teprimi me shumë ëmbëlsira mund të çojë në glikazim, një proces në të cilin molekulat e sheqerit i bashkohen kolagjenit të lëkurës suaj. Kjo e bën kolagjenin të fortë dhe më pak elastik, duke shkaktuar rrudhat e parakohshme.
Duhanpirja ju bën të dukeni më të vjetër të moshë dhe ju plak para kohe
Para se të ndizni një cigare, mbani mend se mushkëritë nuk janë pjesa e vetme e trupit tuaj që paguan një çmim të dhimbshëm.
Pirja e duhanit ju bën të dukeni më të vjetër dhe shumë më shpejt. A ka prova për këtë?
Studiuesit krahasuan tiparet e fytyrës së 79 çifteve të binjakëve, në të cilat një binjak aktualisht tymoste pesë vjet më shumë se binjaku tjetër. Sipas këtij eksperimenti, studiuesit panë se ata që tymosnin më gjatë, patën shumë më tepër rrathë sysh dhe rrudha pafund.
Për më tepër, duhani është i ngarkuar me kimikate që dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, të cilat janë vendimtare për një fytyrë të re.
Shumë alkool ju vjetëron tepër shpejt
Ka një arsye që askush nuk duket bukur në mëngjes pas një mbrëmje me tepricë alkooli. Studimet tregojnë se alkooli ul nivelet antioksiduese në lëkurën tuaj.
Kjo shkakton dëmtime në qelizat tuaja të lëkurës, duke nxitur rrënimin e fytyrës dhe rrudhat.
Alkooli gjithashtu dehidraton lëkurën tuaj, çka bën që fytyra të duket e thatë e rrënuar dhe plakur.