Sezoni i ri i muzikës live çelet tek hotel Rogner me meloditë e muzikës latine që vjen në harmoni me tingujt e jazz.
Të ftuar special në këtë natë do të jenë Eclesio Ramos dhe Hot Club Tirana. Kjo natë plot me muzikë, fillon në orën 20:30 të ditës së mërkurë, më datë 1 shkurt, në ambientet e hotelit.