Art & Kulturë

Portalet e huaja: Shqipëria një vend magjik dhe i lirë për t’u vizituar nga turistët

Një nga portalet më të ndjekur, “Bright Side”, ka shkruar së fundmi një artikull mbi 12 vendet më të mrekullueshme që ofrojnë çmime të lira për t’i vizituar.

Në mesin e tyre ishte renditur edhe Shqipëria, si një nga vendet me bukuri natyrore që kanë çmime mjaft të ulëta për turistët. Ajo është vendosur në këtë listë së bashku me Bullgarinë, Rumaninë, Balin, Hungarinë, Poloninë, Perunë, Filipinet etj.

Sipas Bright Side, disa nga destinacionet më magjike të Shqipërisë janë qyteti i Gjirokastrës, Syri i Kaltër, Ksamili, Butrinti, riviera detare, etj.

Në Shqipëri gjen hostele me 5 euro dhe hotele me 10 euro për person, por ekziston edhe akomodimi në shtëpi private. Në këtë vend do të gjeni disa nga çmimet më të ulëta të ushqimeve dhe alkoolit në Evropë. Ushqimet e rrugës janë mjaft të shijshme e kushtojnë rreth 1.80 euro, po ashtu edhe restorantet, ku çmimet e pjatave fillojnë nga 3.50 euro. Ushqimet tradicionale më të njohura janë çomlek me mish dhe perime, ushqimet me fruta deti, oshafi si ëmbëlsirë dhe gjeni kafe të shijshme me vlerë nga 0.50-1 euro.”-, thuhet në shkrimin e këtij portali.

Kjo media ka përmendur edhe çmimet e transportit në vendin tonë, ku variojnë vlerat 0.90 euro për 50 km nëse udhëtohet me tren dhe 0.90 euro për 30 km, nëse udhëtohet me autobus.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).