Zbuloni “Kalanë”, festivali i parë ndërkombëtar i muzikës në Shqipëri

LONDËR, 4 qershor, Blogu i famshëm londinez “STW” (Stamp the Wax) ka marrë në një intervistë të rrallë organizatorët e festivalit të parë ndërkombëtar të muzikës në Shqipëri që titullohet “Kala”. Në këtë intervistë unike organizatorët shpalosin detajet dhe sekretet që ky festival do t’i ofrojë gjithë të pranishmëve. Franca dhe Kanadaja që të dyja […]

Të mërkurën mos bëni plane! Ëndërrimet e Naim Frashërit nën interpretimin e super artistëve vjen tek Pazari i Vjetër në Korçë

Një super shfaqje më 6 Qershor do të bëjë bashkë super artistë. Ëndërrimet e Naim Frashërit vijnë nën interpretimin e Margarita Xhepës, Dhimitër Orgockës, Zamira Kitës, Gulielm Radoja, Rajmonda Bulku dhe Kristian Koroveshi. Ky i fundit është edhe organizatori i kësaj shfaqjeje që pritet të ngrejë në këmbë publikun. Padyshim interpretimet fantastike të këtyre emrave […]

Receta unike – Reçel me mollë dhe xhenxhefil, plot shije e vlera për shëndetin

Përfitimet e një produkti të gatuar në shtëpi janë të panumërta në krahasim me artikujt që shiten nëpër dyqane dhe supermarkete Për shumë amvisa shqiptare, përgatitja e reçelit është shpesh edhe një pasion. Reçeli përbën mënyrën më të mirë për të ruajtur frutat dhe shijuar ato gjatë gjithë vitit. Reçeli i shtëpisë është më i […]

Libri i BESART VARFIT “NE”, shokut tone te rinise.

MALL Pa asnjë dyshim, po të mos ish për të, do të kish humbur si gjithë lajmet e tjera, prej atyre që duan të shesin diçka, që s’iu mbaron këmbëngulja dhe përsëritja, do ish fshirë sapo dëgjova fjalën e parë. Dorën m’a mbajti një zë gruaje, kërkesa për të bashkëbiseduar për diç të rëndësishme, pastaj […]

Shuma e ditëve nga Isabel Allende

BOTIM I RI Kam mësuar që çdokush është përgjegjës për dhimbjen e vet. Vitet që pasuan vdekjen e së bijës, Paulës, Isabel Alende i përshkruan në formë ditari, duke bërë një kronikë të familjes, të cilën e ka mbledhur me mund në Kaliforni. Kujtimet ndërthuren me reflektimet mbi jetën, mbi veprën e saj dhe mbi […]

Hiking dhe Piknik në Ujvarën e Sotirës

Nëse kërkoni të largoheni nga jeta e përditshme e qytetit për të kaluar disa orë të paharrueshme të qëndroni pranë natyrës, të zbuloni vende të reja apo edhe thjesht për të kaluar një të diel ndryshe, #AlbaniaFreeGuide organizojn të dielën “Hiking dhe Piknik në Ujvarën e Sotirës” Programi: “Hiking dhe Piknik në Ujvarën e Sotirës” […]

Kampionati Kombetar i Go-Kart

Kampionati i parë zyrtar i Kartingut, mundësuar nga Federata Shqipëtare e Automobilizmit, e njohur nga FIA (Federata Internacionale e Automobilizmit). Gjatë rregjistrimeve do të përzgjidhen 50 pilotët më të mirë të cilët do të jenë pjesë e këtij kampionati për 6 gara në pista të ndryshme. Pistat do të krijohen në vëndet kyce të Tiranës, […]

Premiera e dokumentarit “Pro Rrymës”

Në Ditën Botërore të Mjedisit, 5 Qershor, BIRN Albania ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen premierë të dokumentarit “Pro Rrymës”, një prodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri në bashkëpunim me regjisorin Elton Baxhaku, i cili vjen si një dokumentim i përpjekjeve të komuniteteve, organizatave mjedisore dhe aktivistëve të shoqërisë civile për t’u […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).