Art & Kulturë

Premiera e dokumentarit “Pro Rrymës”

Në Ditën Botërore të Mjedisit, 5 Qershor, BIRN Albania ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen premierë të dokumentarit “Pro Rrymës”, një prodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri në bashkëpunim me regjisorin Elton Baxhaku, i cili vjen si një dokumentim i përpjekjeve të komuniteteve, organizatave mjedisore dhe aktivistëve të shoqërisë civile për t’u përfshirë në vendimmarrjen për fatet e lumenjve Valbonë dhe Vjosë, si dhe të zonave të mbrojtura përballë lejeve për projekte hidroenegjetike të qeverisë shqiptare.

Me në fokus rezistencën e banorëve, mendimet e ekspertëve dhe të aktivistëve, dokumentari eksploron trendin e HEC-eve përgjatë dekadës së fundit, ndërsa ofron një panoramë më të gjerëtë sfidave që shtrojnë për mjedisin 526 hidrocentralet, të cilat kanë marrë dritën e gjelbër nga autoritetet qendrore.

Premiera do të mbahet ditën e Martë, 5 qershor, në ambientet e Destil Hostel, në orën 19:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).