Hiking dhe Piknik në Ujvarën e Sotirës

Nëse kërkoni të largoheni nga jeta e përditshme e qytetit për të kaluar disa orë të paharrueshme të qëndroni pranë natyrës, të zbuloni vende të reja apo edhe thjesht për të kaluar një të diel ndryshe, #AlbaniaFreeGuide organizojn të dielën “Hiking dhe Piknik në Ujvarën e Sotirës”

Programi:
“Hiking dhe Piknik në Ujvarën e Sotirës” ditën e diel 03 JUNE 2018.
(–18 vetëm të shoqëruar nga prindërit)

Vend-takimi “Sheshi Nën Tereza, shkallët e Universitetit”.
Data: 03 Qershor 2018
Ora e nisjes: 08:00
Kthimi: 20:00
Pjesëmarrja max : 38.
Destinacioni : Ujvara e Sotirës

Në orën 08:00 nisemi nga “Sheshi Nën Tereza” nga ku do marrim furgonat të cilët do të na cojn deri në fshatin Sotirë të Gramshit, rruga do të zgjas rreth tre orë ku një pjesë e rrugës do të jetë rrugë nëpër fshatrat e zonës.
Gjatë rrugës do të bëjm një ndales tek liqeni Banjës(Hidrocentrali), po ashtu një ndales në qytetin e Gramshit.
Nga fshati Sotirë nisim hiking. Hiking në këtë rrugë zgjat rreth 1orë vajtje edhe 1 orë kthimi.
Ujvara e Sotirës ndodhet rreth 20 km larg qytetit të Gramshit, njihet si një nga ujvarat më të bukura edhe është shpallur Monument Natyre. Ajo na ofron një pamje piktoreske dhe magjepse. Pas disa orësh relaksi nën tingujt e muzikes edhe piknikut nisemi për në Tiranë.

Gjatë piknikut do të zhvillohen aktivitete edhe lojra të ndryshme sportive, do të kemi zgara me vete për të gatuar ushqime të zgarës dhe nuk do të mungojë muzika Live kitaristi që i është bashkuar grupit tonë dhe më pas kthimi në Tiranë

Për piknikun merrni me vete gjithcka që mund të bëhet në zgarë.
( Fileto. kremvice, qofte edhe cdo lloji ushqimi tjetër)
Mos harroni të merrni edhe pije të ndyshme.

Cmimi:
Cmimi i biletës së furgonave në dispozicion do të jetë, 1300 Lek

Pagesa do të bëhet pranë lokalit SteelWings Bar Tirana ditën e premte mbas orës 15:00 dhe ditën e shtunë deri në orën 16:00.

Mënyra e rezervimit:

Rezervoni – Rezervoj Emër Mbiemër
+355 69 26 76 222 Vetëm me sms.(Rezervimi konfirmohet në mometin e kryerjes së pagesës.)
Rezervimet mbyllen të shtunën në orën 16:00

I lutemi të gjithë pjesëmarrësve që duhet të kenë veshje sportive.

TË NEVOJSHME
1. Çantë shpine
2. Këpucë të përshtatshme dhe Shapka Plazhi.
3. Rroba për tu ndërruar edhe një bluze me mengë të gjata për tek ujvara. (Të rëndësishme)
4. Ushqim / Ujë
4. Buzëqeshjen tuaj

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).