Beach Volley

Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë e Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, sjellin më 25 Korrik në sheshin Skënderbej Mini – kampionatin e Beach Volley për fëmijë. Nga ora 10:00 do të keni mundësi të bëheni pjesë e atmosferës sportive të Tirana FanZone. Për një verë plot ritëm e adrenalinë.

Aktivitet kulturor akademik, muzikë dhe art pamor

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju ftojë në aktivitetin e datës 31 korrik 2018 në sallën “Aleks Buda”: • ora 19:00 në përurimin e koleksionit me portretet në pikturë të akademikëve shqiptarë; • ora 19:30 në koncertin e pianistes shqiptaro-amerikane dr. Elida Dakoli, për përurimin e pianos koncertale të Akademisë së Shkencave, dhuratë […]

Akademia e DyRrotakut

Hajde të mësosh biçikletën! Kjo është një ftesë për të gjithë ata që duan të mësojnë bicikletën apo ndihen te pasigurt të pedalojnë nëpër Tiranë. Te Premten Ora: 17:00, Ecovolis- Pallati i Kongreseve! Nuk është kurrë vonë për të mësuar dhe dashuruar biçikletën! Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar!

Anibar Animation Festival 2018

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar Edicioni 9 13-19 gusht 2018 Filma të animuar, punëtori, prezantime, masterklasa, takime me animatorët, debate, ndeja, pikniqe në natyrë, ushqim dhe pije, e shumë aktivitete të tjera, të gjitha këto vijnë në javën më të preferuar në Pejë, 13-19 Gusht në edicionin e nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të […]

Hapet festivali i skulpturës në Korçë

Në Korçë ngriti siparin edicioni i 9 i festivalit ndërkombëtar të skupturës ku këtë vit marrin pjesë 5 artistë të huaj dhe një shqiptar. Aktiviteti promovon artin dhe turizmin, ndërsa në fund veprat e artit  mbeten në qytetin juglindor ashtu si në edicionet e kaluara. Në Korçë nisi edicioni i 9-të i simpoziumit ndërkombëtar të […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).