Art & Kulturë

Anibar Animation Festival 2018

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar
Edicioni 9
13-19 gusht 2018

Filma të animuar, punëtori, prezantime, masterklasa, takime me animatorët, debate, ndeja, pikniqe në natyrë, ushqim dhe pije, e shumë aktivitete të tjera, të gjitha këto vijnë në javën më të preferuar në Pejë, 13-19 Gusht në edicionin e nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar. Filmat dhe aktivitetet për entuziastët e animacionit do të ndodhin në kinematë e hapësirat më interesante dhe të dashura për ju, brenda dhe jashtë në natyrë. Pas ditës me plot animacion, ju presim në ndejat e Anibarit, mes atmosferës së jashtëzakonshme në Parkun e Qytetit.

Këtë edicion Anibar ka vendosur të nxjerrë në pah problemin botëror të pabarazisë gjinore në fushën e animacioneve. Animacioni vazhdon të rritet në popullaritet si në Kosovë dhe në të gjithë botën. Pjesëmarrja e grave në animacion është rritur, por gjithashtu ka ekspozuar shumë pabarazi. Sipas organizatës “Woman in Animation, “Gratë përbëjnë 60% të studentëve të animacionit, por vetëm 20% e animatoreve janë gra.” Kjo ka bërë që gratë të jenë të nënpërfaqësuara në industrinë e animacionit veçanërisht si skenariste, regjisore dhe producente.

Prandaj, Anibar përmesë edicionit të nëntë të festivalit do të bëjë një ndryshim duke inspiruar gratë dhe burrat në botën e animacionit për ti adresuar çështjet gjinore tani. Një process më gjithëpërfshirës, kreativ dhe teknik, do të përmirësojë punën e burrave dhe të grave duke krijuar mundësi për ta shpërndar animacionin në të gjithë botën.

Mos mungoni as ju për tu na bashkangjitur në këtë edicion. Ju presim në Pejë me 13-19 Gusht!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).