Art & Kulturë

Apartamentet e Agollit e Kadaresë në Tiranë, së shpejti si shtëpi muze

Bashkia e Tiranës po kërkon që të blejë dy apartamentet ku kanë qëndruar shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, me qëllim që t’i kthejë në shtëpi muze. Ky projektvendim është përgatitur nga administrata e Bashkisë dhe pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e parashikuar për në 31 Janar.

“Shtëpitë e tyre janë në fakt dy apartamente respektivisht në katin e tretë dhe të katërt të një pallati në Rrugën e Dibrës. Ky pallat u ndërtua pranë mapos në Rrugën e Dibrës nga arkitekti Maks Velo në vitin 1972. Ndërtesa u vu në qendër të akuzave të kohës dhe regjimit të atëhershëm duke u quajtur moderniste dhe kubiste”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Sakaq, kthimi në muze i apartamenteve është një ide joshëse për familjet e shkrimtarëve, po aq sa e vështirë. Është shumë e vështirë për ta, të ndahen me kujtimet e një jetë të tërë, mes atyre mureve.

E pyetur nga gazeta shqiptare, Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëro Agollit, tha në linjë telefonike se “E kam shumë të vështirë të ndahem prej shtëpisë. Nuk e di a do mundem. Kam një jetë këtu dhe nuk e nëse kam fuqi të iki prej saj”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).