Art & Kulturë

A është kjo modele gjyshja më e paparë në botë? 89 vjeçe dhe vazhdon të jetë në sfilata!

Daphne Selfe është një modele nga Londra, që cilësohet si supermodelja më e vjetër në botë, ku mban plot 89 vite mbi supe!

Ajo ka filluar të jetë pjesë e sfilatave që në vitin 1949 dhe nuk ka ndërmend të dalë në pension. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e një reklame të markës Eyeko, ku ka nxjerrë një video duke prezantuar rimelin e tyre të ri “Bespoke”.

https://www.instagram.com/p/BdQ1BPNDXS6/?taken-by=daphneselfe

Daphne është pjesë e agjencisë “Models 1” dhe sipas saj, ajo ka mjaft qerpikë të gjatë, por preferon që t’i lyejë ato që të ngjajnë më të gjata.

Kohët e fundit ajo ka qenë pjesë e reklamave të produkteve të bukurisë nga marka të ndryshme, si “Mark & Spencer” dhe “Selfridges Project Ocean”.

https://www.instagram.com/p/dmH9FsS-q3/?taken-by=daphneselfe

Në videon e shkurtër që është publikuar në faqen e Instagramit të kësaj marke, Selfe aplikon rimelin në qerpikët e saj. Sipas Eyeko, me produktin e ri të tyre, mund të formosh rimelin që i përshtatet qerpikëve të tu. Pasi një kliente zgjedh karakteristikat që e përshkruajnë më së miri qerpikët e saj, Eyeko do të përzgjedhë formulën dhe llojin e furçës që do t’i shërbejë klientes më së miri.

Rimeli “Bespoke” do të kushtojë rreth 30 paund, një çmim që e justifikon me personalizimin e saj për çdo kliente.

https://www.instagram.com/p/BeIYlBjhrl0/?taken-by=eyeko

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).