Festivali i Kinemasë së Venecias, regjisori me famë botërore zgjidhet president i jurisë

Regjisori meksikan Guillermo del Toro do të jetë presidenti i jurisë së edicionit të 75-të të Festivalit të Filmit në Venecia, i cili do të mbahet nga data 29 gusht deri më 8 shtator.

Ky vendim është marrë nga bordi i drejtorëve të Bienales së Venecias, që kryesohet nga Paolo Baratta, i cili miratoi propozimin e Drejtorit të Festivalit, Alberto Barbera mbi selektimin e del Toro.

“Duke qenë President në Venecia është një nder i madh dhe një përgjegjësi që unë e pranoj me respekt dhe mirënjohje. Venecia është një dritare në kinemanë botërore dhe një mundësi për të festuar forcën dhe rëndësinë kulturore”, është shprehur Del Toro.

Për Alberto Barbera, Guillermo Del Toro “është bujaria e një personi, që nuk shikon vetëm në të kaluarën, pasioni për kinemanë , i aftë të të emocionojë, të të prekë dhe në të njëjtën kohë të bëjë të reflektosh”.

Regjisori i “The Shape of Water” (13 nominime për Oscar, mes të cilëve ai për regjisorin më të mirë, skenarin më të mirë origjinal dhe filmin më të mirë) posedon një imagjinatë të zjarrtë dhe një ndjeshmëri të rrallë”, thotë Barbera.

Sipas tij, Del Toro do të jetë një president simpatik, kurioz dhe i apasionuar, duke e falenderuar regjisorin që pranoi të kryesonte jurinë e edicionit të rradhës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).