Art & Kulturë

Vajzat shqiptare në krye të klasifikimeve për prirjet shkencore

Shqipëria është një nga vendet e pakta në botë ku gratë dhe vajzat kanë rezultate më të larta se djemtë në shkencë dhe matematikë.

Organizata ndërkombëtare Un Woman, e cila operon edhe në Shqipëri, ka publikuar disa të dhëna, ku sipas të cilave vetëm 28% e të gjithë studiuesve të botës janë femra.

Giuseppe Belsito, përfaqësuesi i Un Woman në Shqipëri, i ka konsideruar vajzat dhe gratë shqiptare si një pasuri e pazëvendësueshme, ku sipas tij, ato do të jenë e ardhmja e këtij vendi.

Studentet vajza në Shqipëri dominojnë fushën e shkencave të edukimit, pasuar nga nga shëndetësia dhe mirëqenia. Vetëm 5% e vajzave janë diplomuar në inxhinieri. Por më shumë se 71% e studentëve të diplomuar në fushën e shkencave natyrore dhe matematikës janë vajza.

Gjithashtu, sipas objektivave globale, tiparet e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi përbëhen nga përfshirja sa më e madhe e grave dhe vajzave në kërkimin shkencor, jetën politike apo pozicione drejtuese.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).