Bisedë mbi “Ëndërr në pallatin e kuq” në Shtëpinë Studio Kadare

21 Prill 2022, 18:00, Shtëpia Studio Kadare Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Kineze, në takimin e rradhës së “Klubit të Librit Kadare” do të flitet mbi veprën “Ëndërr në pallatin e kuq” të shkrimtarit Cao Xueqin. Një nga klasikët e letërsisë kineze. Gjithashtu, do të jenë të pranishëm përfaqësues të Institutit Konfuci.

Darkroom Workshop nga Bulevard Art Media Institute

23, 24 Prill, 12:00 – 18:00, Destil Creative Hub Darkroom Workshop është një nga aktivitetet pjesë të prezantimit dhe promovimit të vëllimit të tretë të librit Nepotik. Workshop-i është një bashkëpunim me lektorin Jochen Rohner dhe u mundëson gjithë të interesuarve të: Zhvillojnë film në bardhë e zi Të printojnë nga negativi në letër fotografike […]

“Çimka” shfaqet në Shtëpinë e Gjetheve

1 Maj, Shtëpia e Gjetheve Më 1 Maj, 2022, në ambientet e Muzeut të Pergjimeve të Sigurimit të Shtetit “SHTËPIA E GJETHEVE” do të shfaqet premiera e shfaqjes “ÇIMKA”, një krijim unik dhe bashkëproduksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tiranë dhe Qendrës për Art dhe komunitet – Artpolis, Prishtinë, me autor Shpëtim Selmani dhe […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).