Art & Kulturë

Zgjidhet misteri: Çfarë ekzistonte në univers përpara shpërthimit të Big Bang? (VIDEO)

Fizikanti dhe profesori i famshëm Stephen Hawking, ka eksploruar nëpër shkencën e kohës për të dhënë disa detaje mjaft interesante mbi universin, gjatë një interviste televizive që u transmetua në National Geographic Channel.

Hawking bëri një deklaratë shokuese teksa ishte duke folur për shpërthimin e Big Bang që krijoi edhe planetin Tokë. “Kushti i kufirit të universit është se nuk ka asnjë kufi”, është shprehur ai, duke sugjeruar faktin se përpara këtij shpërthimi në univers nuk ekzistonte asgjë.

Sipas Hawking, një prej fizikantëve më të njohur dhe të besuar të fushës së shkencës së kohës, Big Bang, i cili ndodhi rreth 13.8 miliard vite më parë, ishte formimi i asaj çfarë ne sot i referohemi me “kohë”. Big Bang ishte një shpërthim unik, që shkaktoi prishjen e ligjeve të fizikës dhe çdo gjë që e paraprinte atë, nuk mund të aplikohet për nocionin tonë të ekzistencës.

Image result for stephen hawking

Stephen Hawking

Stephan Hawking është përpjekur ta analizojë këtë teori duke përdorur konceptin Euclidean të hapësirës-kohë, i cili matet në 4 dimensione.

“Imagjinoni një vijë horizontale, ku majtas është e shkuara dhe djathtas është e ardhmja. Tani, hiqni një vijë vertikale dhe ajo do të jetë koha imagjinare, që ka ekzistuar përpara këtij shpërthimi. Me pak fjalë, nuk ka një kufi të imagjinueshëm të kohës, pasi është diçka që ne nuk e kemi përjetuar kurrë”, është shprehur Hawking mbi këtë teori.

“Një koncept i tillë kohor është i paimagjinueshëm për t’u kuptuar nga njerëzimi”, ka vijuar shkencëtari. Përveç diskutimit lidhur me kohën, Profesor Hawking ka paralajmëruar njerëzimin mbi rrezikshmërinë që paraqet jeta artificiale dhe nevojën urgjente për të gjetur një tjetër planet të aftë për jetë.

Ndiqeni intervistën mëposhtë:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).