Përditësimi më i ri që i është bërë aplikacionit WhatsApp ju hyn në punë të gjithëve. Pas shumë kërkesash, WhatsApp bëri të mundur opsionin e fshirjes së mesazheve, por vetëm pas 7 minutash nga dërgimi i tij – Tanimë kjo kohë është zgjatur me një orë!
Kjo risi do të shfaqet së pari tek përdoruesit e Android, të cilët do të kenë mundësinë që të fshijnë mesazhet që kanë dërguar edhe pas 68 minutash e 16 sekondash.
Për t’i fshirë mesazhet për një periudhë më të gjatë, do të duhet të jetë i instaluar në telefon versioni i ri i WhatsApp kur të bëhet publik. E njëjta gjë vlen edhe për marrësit e mesazhit.
Ndërkohë, përveç këtij opsioni, WhatsApp do të prezantojë edhe Stickers, një ide kjo e huazuar nga Snapchat.
Nëse nuk e dini akoma se si të fshini një sms në WhatsApp, shikoni hapat e mëposhtëm:
- Hapni WhatsApp-in dhe shkoni tek biseda që përmban mesazhin që doni të fshini.
- Mbajeni shtypur mesazhin që dëshironi të fshini.
- Shtypni butonin “Delete” -> “Delete for Everyone”.