Art & Kulturë

I çmuari libër dhe disa ide nga Arlinda Dudaj që t’ua bëjmë dhuratë mamave dhe mësuesve

7 dhe 8 Marsi po vjen dhe ne të gjithë po mendojmë dhuratën e duhur për mamatë dhe mësuesit. Ka plot ide, por disa janë më të veçantat. Infokult.al kontaktoi me botuesen Arlinda Dudaj për të marrë disa ide librash dhuratë për mamatë dhe mësuesit dhe për të ditur më mirë a është libri shpesh herë një zgjedhje për dhuratë? Botuesja Dudaj na tha se së fundmi dhurimi i librave për festa apo për ditëlindje është kthyer në një trend. E në fakt, ku ka më bukur se sa një libër për dhuratë…

Sipas zonjës Dudaj, 5 librat më të mirë për mësuesit janë:

Armik mik i dashur – Alice Munro

Image result for Armik mik i dashur - Alice Munro botimet dudaj

Një zemër kaq e Bardhë – Javier Marias

Një zemër kaq e bardhë

Mashtruesi – Javier Cercas

Mashtruesi

Franz Kafka – Vepra e plotë

Djem për jetë – Paolo Pasolini

Djem jete

Ndërsa pesë librat më interesantë që mund t’ua bëjmë dhuratë mamave janë:

Një grua e denjë – Sveva Casati Modignani

Një grua e denjë

Një burrë – Oriana Fallaci

Një burrë

E shtrenjta jetë – Alice Munro

E shtrenjta jetë

Ishulli nën det – Isabel Allende

Ishulli nën det

Eleganca e Iriqit – Muriel Barbery

Eleganca e iriqit

Ne e pyetëm Arlindën përse ajo zgjodhi pikërisht këto libra, përgjigja e saj ishte: “Kam zgjedhur letërsi të përshtatshme si për mësueset, ashtu edhe për mamatë. Pra diçka më të vështirë për mësuesit. Gjithsesi letërsi jo e mërzitshme, por letërsi e zgjedhur që të jep kënaqësi. Pjesa e dytë e librave është më e përshtatshme për gratë, por jo më pak e rëndësishme.”

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).