Klubi letrar “Pena e re” sjell në fillimin e vjeshtës një aktivitet të ri duke i rimbledhur miqtë e librit në Qendrën Rinore të Tiranës ditën e hënë në orën 16:00. Ky aktivitet do të nisë me një përmbledhje të punimeve të dërguara në muajin korrik dhe gusht ku të zgjidhen dhe dy fitues.
Në pjesën tjetër të aktivitetit çdokush që ka dëshirë mund të lexojë një punim të vetin, të një autori shqiptar ose të huaj. Punimi mund të jetë një poezi, ese ose një prozë jo shumë e gjatë. Është e rëndësishme që përpos krijimeve tona të sjellim dhe zërin e autorëve të tjerë për të kujtuar rëndësinë e leximit.
Në pjesën e fundit të aktivitetit do të dhurojmë nga një libër për çdo pjesëmarrës si dhe do të bëjmë disa lojra argëtuese nga ku do të fitohen libra.

Vjeshtoj me libra
Prev Post
First Step Film Festival 2017
Next Post
Vdekja e një mbretëreshe