Art & Kulturë

Vdekja e një mbretëreshe

iACT studio paraqet : Vdekja e një Mbretëreshe nga Rexhep Qosja
Interpreton: Arjeta Dhima
Klejdi Metaj
Josif Sina
Glodian Imeraj
Drejtor Artistik: Andi Begolli
Kostumografe: Enisa Arapi
Media Editor: Era Alicka
Motive nga Ninulle – Shpat Deda

I ACT studio sjell në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli me datë 19 dhe 20 shtator monodramën “Vdekja e një mbretëreshe”shkruar nga shkrimtari Rexhep Qosja. Regjia: Arjeta Dhima; drejtor artistik: Andi Begolli; koreograf: Glodjan Imeraj; interpretojnë: Arjeta Dhima, Klejdi Metaj, Josif Sina, si dhe motive nga ninullë – Shpat Deda.
“Vdekja e një mbretëreshe” është vepra e parë artistike që ngre në art historinë e mbretëreshës Teutë, e njohur si mbretëresha e parë dhe e vetme femër që ka qeverisur popullin Ilir.
Kjo monodramë është udhëtimi psikofizik i një mbretëreshe e cila është në momentet e fundit të mbretërimit të saj. Tradhëtia, pushtimi i vendit nga njeriu i zemrës siç shprehet edhe Teuta në vepër “prej atij që të vjen lumturia më e madhe, prej atij të vjen edhe pikëllimi më i madh” dhe populli që i është kthyer kundër e çojnë Teutën në dilemën më të madhe të jetës së saj ”të rroj e turpëruar apo të vdes me nder”.
Nëpërmjet raportit dhe marrëdhënies me njerëzit e saj më të besuar, Teuta në orët e fundit të mbretërimit tregon se si mbërriti deri këtu dhe se si duhet të vazhdojë rrugëtimi i saj. A mund të bëhet çdo valltare mbretëreshe? A do të varroset dhe a do të njihet nga historia si një e tillë dhe a e kanë çmuar më tepër si një grua apo si një mbretëreshe?
Fjala, koreografia, ritmet, dhe kënga që do të përfshihen në shfaqje do të përcjellin qartë mesazhe të rëndësishme si dhe do të theksojnë qëndrimin ndaj çështjeve për të cilat kjo shfaqje flet: mungesa e forcës, tradhëtia, servilizmi, romanca, ndjenjat e një nëne dhe infantilitetin e një populli që shkon si kopeja pas bariut.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të jemi spektatorë të një monodrame që premton shumë. 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).