Art & Kulturë

First Step Film Festival 2017

FSFF 2017 | Festivali Ndërkombetar i Filmit të Kineasteve te Rinj, do të mbahet mes datave 19-23 Shtator pranë ambjenteve të Amfiteatrit tek Universiteti i Arteve dhe sallës “Black Box”.
42 Filma nga 30 shtete, ne kategoriote FILM ARTISTIK | DOKUMENTAR | ANIMACION, konkurojnë mes tyre këte vit.
Programi special përbehet nga:

EUROPEAN SHORT FILMS – Një përmbledhje e filmave më te mirë Evropianë të vitit 2016, i cili është dhe programi që do te çelë FSFF 2017, ditën e Martë në ora 20:00 tek Amfiteatri i Universitetit të Arteve. I pranishëm do të jetë dhe producenti i filmit “TIMECODE” z. Daniel Villanueva, fitues i Palmës së Artë në Kanë 2016, dhe i Nominuar për Oscars 2017.

BEST DUTCH SHORTS 2017 – Një përmbledhje e filmave më të mire Holandezë të vitit 2017, do të shfaqet në ditën e fundit të festivalit tek salla “Black Box” në Universitetin e Arteve në ora 17:30. Ky program ofrohet nga GoShort Film Festival,Nijmegen. I pranishëm do të jetë dhe një nga selektorët e GoShort Film Festival z. Niels Ketelaars, i cili ka realizuar edhe këtë selektim.

HYRJA E LIRE

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).