Për herë të parë në Shqipëri do të organizohet “Alb Cook Fest 2018”, konkursi i parë ndërkombëtar për kuzhinë, piceri dhe barist.
Me një pjesmarrje nga shumë vende të rajonit e më gjerë, ky konkurs do të vlerësohet nga ekspertët e jurisë së World Chef.
Për t’u bërë pjesë në këtë konkurs me përmasa gjigande, ftohen të regjistrohen të gjitha restorantet shqiptare, shkollat profesionale publike dhe private.
Ky event organizohet prej datës 9 mars deri më 11 mars, nga ora 09:00-20:00 tek Horeca Albania.