Art & Kulturë

Vjen në kryeqytet eventi më i madh sportiv – “Survivor Games”

Eventi më i madh outdoor sportiv “Survivor Games”, do të mbahet në kryeqytet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në datat 31 mars deri më 1 prill 2018.

Por çfarë është ky aktivitet?

“Survivor Games” është një garë e bazuar në forcën dhe fuqinë nëpërmjet aktiviteteve stërvitëse dhe argëtuese të Cross Fit-Training, ku 16 skuadra të ndryshme të përbëra secila nga 4 persona, do të luftojnë për ‘mbijetesë” dhe për çmimin final.

Kjo lojë sportive organizohet nga palestra Repeat Fitness & Wellness Club tek Liqeni Artificial. Mos mungoni, ju mund të jeni një prej pjesmarrësve ose një spektator! Për t’u regjistruar duhet të shkoni pranë ambienteve të palestrës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).