Art & Kulturë

Pas 97 vitesh rikthehen në Venecia veprat e piktorit Vangjush Mio

Piktori shqiptar Vangjush Mio kishte hapur studion e parë të artit në qytetin e Venecias më 1921, ku sot veprat e tij do të kenë mundësinë që të shfaqen sërish.

11 veprat që do të dërgohen në qytetin e Italisë, kanë qëndruar në Shqipëri për më shumë se 97 vite dhe ato do të shfaqen në Venecia gjatë periudhës 1-30 prill 2018.

Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Kryeministrisë, sipas një Vendimi të Këshillit të Ministrave më 28 shkurt, ku është dhënë leja për lëvizjen jashtë territorit të vendit të këtyre veprave me rëndësi.

Vangjush Mio kreu në vitin 1924 studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë dhe mori dy diploma për pikturë dhe restaurim.

Në morinë e veprave që do të udhëtojnë drejt Venecias, përfshihen nudo, piktura, vizatime të viteve ’20 dhe një pjesë e fondit të artistit ruhet nga familja e tij.

Këto vepra do të ekspozohen në Centro Culturale Don Orione Artigianelli, Sala Tiziano, Dorsoduro 909/a në Venecia, Itali. Transporti i tyre do të bëhet me një kujdes të veçantë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).