Art & Kulturë

Ushqimet që ju ndihmojnë të flini gjumë

Këtë vit më 16 mars është Dita Botërore e Gjumit, në të cilën organizohet një event në Amerikë që ka si fokus kryesor përmirësimin e gjumit, duke treguar edhe disa mënyra si mund të arrihet kjo gjë.

Sipas një studimi të organizuar nga Universiteti Mjekësor i Taipeit në vitin 2011, ngrënia e dy frutave kivi përpara se të flini përmirëson gjumin. Kivit janë të pasura në serotonin, një vitaminë që ndihmon në bërjen e një gjumi të rehatshëm. Por, ekzistojnë edhe disa ushqime të tjera që ndikojnë në një gjumë të mirë e të qetë.

Image result for kiwi

Shpendët dhe arrat

Mishi i pulës dhe i gjelit të detit përmbajnë nivele të larta të vitaminës B6, e cila ndihmon organizmin e njeriut të prodhojë melatonin, hormonin e gjumit. Gjithashtu, një tjetër burim i kësaj vitamine janë djathi, fasulet, tuna, vezët, arrat dhe farat.

Qershitë

Qershitë përbëhen nga një sasi shumë e madhe melatonine, kështu që konsumoni sa më shumë prej tyre apo në formën e lëngut të qershisë dhe tërshërë.

Bananet dhe perimet

Ushqimet që janë të pasura në magnez dhe potasium ndihmojnë në relaksimin e muskujve sepse shumë njerëz vuajnë nga dhimbja e këmbëve”, është shprehur ekspertja Ramlakhan. Ushqime të pasura në magnez janë arrat, perimet e errëta, ndërsa ushqimet e pasura në potasium përfshijnë patatet, bananet dhe qumështin.

Fibrat

Një studim i kryer nga Universiteti i Kolumbisë zbuloi se një dietë e pasur në fibra, siç janë manaferrat, drithërat dhe fasulet, sjell një gjumë më të mirë.

Një rëndësi shumë të madhe ka edhe koha se kur ushqeheni. Ekspertët rekomandojnë që të hahen vakte të vogla ushqimi përgjatë ditës, pasi ndihmojnë në përqëndrimin e niveleve të adrenalinës dhe krijimin e melatoninës që do duhet për më vonë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).