Një çift australian kanë zbuluar një shishe gin 132 vjeçare në një plazh në Australinë Perëndimore, e cila mbante brenda një letër të shkruar.
Tonya Illman dhe bashkëshorti i saj Kym Illman, e morën shishen nga plazhi pasi iu duk “shumë e bukur dhe unike për ta vendosur në një raft librash”.
Pasi ajo zbuloi një letër brenda shishes, e dërgoi artifaktin në Muzeun e Afrikës Perëndimore, ku arkeologët identifikuan se letra përmbante shënime gjermane dhe i përkiste datës 12 qershor 1886.
Sipas Ross Anderson, arkeologut të jetës marinë në këtë muze, shishja është hedhur në det nga anija gjermane “Paula” në vitin 1886 teksa ishte duke udhëtuar në brigjet e Oqeanit Indian, rreth 950 km larg nga brigjet australiane.
Gjatë asaj kohe, anijet gjermane ishin duke kryer një eksperiment që përfshinte hedhjen e mijëra shisheve në det për të gjurmuar rrymat detare. Çdo anije që merrte pjesë në këtë eksperiment duhet të shkruante në këtë letër koordinatat, datën dhe emrin e anijes, nëpërmjet së cilës Anderson verifikoi mesazhin.

Shishja e gjetur në bregdetin australian
“Çuditërisht ekzistonte një shënim i datës 12 qershor 1886 i shkruar nga kapiteni i anijes “Paula”, që tregonte mbi hedhjen e një shishe gini nga anija, ku brenda ishte një mbishkrim”, ka rrëfyer Anderson.
Ky zbulim u verifikua edhe nga ekspertët e Observatorit të Anijeve Gjermane. Rekordi për mesazhin më të vjetër brenda një shishe, më përpara mbahej nga një letër 108 vjeçare.
Deri më tani janë zbuluar rreth 662 mesazhe në shishe, të cilat janë produkt i këtij eksperimenti gjerman; Më e fundit prej tyre është gjetur në vitin 1934.