Art & Kulturë

“Trivia Night”, një lojë argëtuese vjen në kryeqytet

Trivia Night ose Quiz Night, është një koncept që ka lindur rreth viteve ’70 në pub-et e Anglisë dhe fitoi një popullaritet me kalimin e kohës, duke u kthyer shumë shpejt në një pjesë të pandashme të kulturës britanike.

Quiz-i zhvillohet me 5 raunde, ku në çdo raund do të ketë rreth 10 pyetje, të cilat lidhen me njohuri të përgjithshme, ku ndërthuren edhe detaje specifike.

Ҫdo ekip që regjistrohet në këtë lojë duhet të ketë minimumi 2 lojtarë. Ekipi fitues do të shpallet ai që do të japi më shumë përgjigje të sakta. Ҫmimi përfshin një Gift Card me vlerë 2000 lekë.

Trivia Night vjen çdo të mërkurë në lokalin Last Supper. Ajo fillon në orën 19:00 dhe ka vetëm dy rregulla të thjeshta:

  1. Nuk lejohet përdorimi i celularit për gjetjen e pyetjeve.
  2. Nuk lejohet kopjimi i përgjigjeve.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).