Art & Kulturë

FOTO/ Hap dyert hoteli prej akulli i inspiruar nga seriali “Game of Thrones”

Një hotel i akullt që bazohet mbi serialin e famshëm “Game of Thrones” është ndërtuar në veri të Finlandës nga Lapland Hotels dhe nga producentët e këtij filmi.

Ky hotel ka në brendësi dhoma ku mund të flenë vizitorët, një minibar e madje edhe një kishë. Gjithashtu, në të qëndron një dragua i akullt dhe figura të tjera që janë inspiruar nga seriali.

Një zëdhënës nga hoteli ka deklaruar për mediat se ai është ndërtuar në bazë të projektit të përvitshëm “Snow Village”. Ky fshat i akullt ka në përbërje me dhjetëra struktura e ndërtesa akulli, duke zënë një sipërfaqe prej 20.000 metrash në zonën  Kittila, që ndodhet 150 km larg nga rrethi polar Artik.

Ky hotel është një destinacion i përkryer për të gjithë fansat e botës së lashtë të 7 mbretërive dhe të personazheve të tij.

Hoteli “Game of Thrones” do të qëndrojë i hapur deri në muajin prill dhe mirëmbajtësit e tij i sugjerojnë turistave që të qëndrojnë në të vetëm për një natë, për shkak të temperatura nën zero.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).