Art & Kulturë

Temperaturat e ftohta ju dëmtojnë celularin! Ja si ta mbroni atë

Kompania Apple ka deklaruar se iPhone-t funksionojnë vetëm mbi temperaturat 32 gradë e lart dhe siç të gjithë e dimë tashmë, do të kalojë një kohë e gjatë derisa vera të vij dhe të ikin temperaturat e ulta.

Me një mot të tillë, nuk është e çuditshme që telefonat tuaj të kenë shfaqur probleme, si: fikje të papritura, shkarkim të baterisë e deri tek thyerje e xhamit. Shumë prej baterive të smartphone-ve tuaj janë të përbërë nga lithium-ion, e cila nuk mban elektricitet kur ekspozohet në temperatura të ulta.

Roger Gurney, pronari i Arctic Tech, ka dhënë disa mënyra se si mund ta mbroni celularin tuaj nga dëmtimet në këtë kohë të acartë.

Kur është ftohtë dhe ndodheni jashtë, përpiquni që ta mbani celularin në xhepin tuaj, pasi në këtë mënyrë, ai mbahet nën temperaturën e trupit tuaj dhe nuk ekspozohet nga temperaturat e ulta të mjedisit.

Ekzistojnë disa kasa ‘speciale’, të cilat e mbajnë smartphone-in në temperatura optimale kur jashtë është ftohtë. Ato janë: ClimateCase, Burton Antifreeze dhe Salt Cases.

Climate Case

Apple paralajmëron se nuk duhet ta karikoni iphone-in kur temperaturat e dhomës janë të ulta, pasi mund të dëmtoni celularin tuaj përgjithmonë. Në vend të saj, prisni të shkoni në një ambient të ngrohtë për ta karikuar.

Dhe e fundit, fikeni telefonin kur jeni në një mjedis të ftohtë. Pajisjet e Apple do të rezitojnë më shumë dhe nuk do të dëmtohen kur janë të fikura.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).