Art & Kulturë

Teatri Metropol çel sezonin me…

Teatri Metropol këtë vit e ka nisur me artdashësit e vegjël. “Miushet e shkathëta” është shfaqja e parë për këtë vit në këtë teatër.

Sikurse të gjitha shfaqjet për fëmijë të Teatrit Metropol, edhe “Miushet e shkathëta” përveç platformës edukuese, janë shfaqje interaktive, ku publiku i vogël është pjesë e rëndësishme e skenës.

Kjo vepër vjen në skenë nga regjisorja Elona Hyseni, ku interpretojnë aktoret Klesta Shero dhe Sara Koçi. “Miushet e shkathëta”, është premiera më e re për fëmijë në Teatrin Metropol. Një vepër e autoreve Janet Stanford, Kathryn Chase Bryer, e cila tregon historinë e dy miusheve aventuriere, Neli dhe Emilia të cilat jetojnë në një papafingo.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).