Festivali i Rakisë në Skrapar

Skrapari është tepër i njohur për pijen e tij tradicionale alkoolike e bërë nga rrushi, rakia, e cila është e njohur jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë vendit.

Promovimi i traditës së prodhimit të rakisë i ndërthurur me gatimet tradicionale, do të mbledhë më 21 shtator banorë të qytetit të Skraparit në Festivalin e Rakisë.

“Skrapari në gotë”, është një festë e re në paketën e festave të bashkisë Skrapar, që vijon promovimin e turizmit në këtë zonë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).