Art & Kulturë

Artisti i vetëm premierë në Teatrin Eksperimental

“Artisti i vetem, trajton dramën e brëndëshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes se publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për t’u vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale.

Përsonazhi i vetem i kësaj shfaqje Hans Klip, gjatë prezentimit të tij të fundit para publikut të tij të zgjedhur rrefen jetën e tij, momentet kultminante artistike në të kaluarën dhe dramën e tij në të tashmën. Në fund të tekstit Hans Klip vetlargohet dëshpërueshem nga arti i tij dhe nga vetvetja, duke renë në humnerën e pakthyeshme të dëshpërimit.

Vepra në mesazhin e saj, bënë thirrje për kthimin e vleravë kulturore, në një shoqëri që është zvetnuar nga vlerat e mirëfillta dhe paraqet protestën më sublime kundër antivleres”

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).