Është shuar në moshën 86-vjeçare “bilbili i Kosovës”, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Lajmin e trishtë e dhanë familjarët në rrjetet sociale, pasi legjenda nuk i rezistoi më sëmundjes së gjatë. Një karrierë brilante, me një zë të jashtëzakonshëm, Pagarusha i këndoi dashurisë, dhimbjes, vendlindjes, në të gjitha zhanret dhe emocionoi për 40 vite […]