Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Kosovë në bashkëpunim me Postën e Kosovës, përkatësisht Filatelinë e Postës, u lansua Pulla Postare në nderim dhe vlerësim të figurës së shquar, ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Me iniciativë të ministrit Kujtim Gashi, Posta e Kosovës i dedikon legjendës së gjallë më muzikës shqipe Nexhmije Pagarushës Pullë Postare.