Art & Kulturë

Shuhet Nexhmije Pagarusha!

Është shuar në moshën 86-vjeçare “bilbili i Kosovës”, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Lajmin e trishtë e dhanë familjarët në rrjetet sociale, pasi legjenda nuk i rezistoi më sëmundjes së gjatë.

Një karrierë brilante, me një zë të jashtëzakonshëm, Pagarusha i këndoi dashurisë, dhimbjes, vendlindjes, në të gjitha zhanret dhe emocionoi për 40 vite në skenë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri.

Baresha është kënga që e personifikon, që i tregon vlerat hyjnore të vokalit të saj. Por shumë e kujtojnë edhe me këngë të tjera, përfshirë “e dehun jam”.

Këndoi gjithmonë shqip, refuzoi çdo skenë ku i kërkohej të këndonte në gjuhë të huaj. Kontribuoi përgjatë gjithë karrierës në ruajtjen e vlerave të muzikës shqipe, gjuhës dhe kulturës sonë. Kjo ishte edhe arsyeja që ajo vlerësonte shumë programet muzikore si “Këngët e Shekullit”.

U largua me një peng në zemër, pa realizuar ëndrrën e saj të madhe, një koncert recital. I druhej shëndetit, siç shprehej në një intervistë për Tv Klan 5 vite më parë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).