Art & Kulturë

Supë me perime dhe fileto pule

Filetoja e pulës do ta bëjë më të shijshme këtë supë ndërkohë që perimet do t’ju japin vlerat ushqyese aq të nevojshme për organizmin tuaj.

Përbërësit

1 lugë gjelle gjalpë
1 filetë pule
1 qepë (e grirë imët)
1 spec jeshil
1 spec i kuq
2 patate (të prerë kubikë)
1 gotë ujë
2 koncentrat pule (Avecream “Gallina Blanca”)
2 vezë (të rrahura)
1 lugë gjelle miell

Përgatitja

1. Në një tigan skuqni fileton e pulës me gjalpë. Më pas shtoni qepën, specat dhe patatet. Trazojini mirë dhe i lini për disa minuta.
2. Shtoni ujin dhe më pas tabletat “Gallina Blanca”. Pas rreth 10 minutash prisni fileton e pulës në copa të vogla, ia shtoni tenxheres dhe i fruloni.
3. Shtoni vezët dhe pak miell. Pas rreth 5 minutash e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë. Supa me perime dhe fileto pule është gati!

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).