Art & Kulturë

Spiro Duni rikthen Reshat Arbanën në “Skampa” me shfaqjen “Babai”

Vepra “Babai” shkruar nga autori i njohur Florian Zeller vjen nesër premierë në skenën e teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Këtë herë regjisori Spiro Duni sjell një vepër që është shfaqur me sukses dhe në skenat e botës, dhe për teatrin në Elbasan premton të jetë këto vitet e fundit shfaqja më e bukur. Rolet në vepër regjisori i njohur Spiro Duni ia ka besuar një kaste aktorësh të vlerësuar të teatrit. “Babai” vjen premierë me aktorët Reshat Arbana, Flaura Kureta, Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi si dhe Elia Zaharia. Babai në vepër interpretohet nga aktori Reshat Arbana, i cili rikthye pas disa vitesh në teatër me një tjetër bashkëpunim me regjisorin Spiro Duni. Në një reagim të tij kur vetëm një ditë na ndan nga premiera regjisori Duni pohon se në qendër të veprës është sensibilizimi ndaj moshës së tretë. “Vepra është shkruar nga një autor, që është vetëm 38 vjeç sot dhe është vlerësuar në botë me veprat e tij. Vepra “Babai” është një temë ndërkombëtare, që është sensibilizimi ndaj moshës së tretë dhe ndaj sëmundjes së alzheimerit që është e përbotshme, si dhe marrëdhënia baba dhe bijë.

Nga data 11 deri më 19 nëntor premiera shfaqet në orën 19.00 në teatrin “Skampa”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).