Art & Kulturë

Premiera e filmit “Black Man” vjen në kinema “Agimi”

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Black Man” me skenar dhe regji nga Gentian Selo vjen premierë në ekranin e kinemasë. Një film që në role ka aktorët Klevis Bega, Jaho Guma, Julinda Emiri, etj. Personazhi kryesor në film është, Noeli vëlla i vajzës dhe që interpretohet nga aktori Klevis Bega. Aleksi është i dashuri i vajzës që interpretohet nga Jaho Guma, Nayade vajza që luhet në film nga Julinda Emiri. Premiera sonte në mbrëmje në kinema “Agimi” sjell historinë e një çifti në Tiranë. Ngjarja e filmit “Black Man” sipas regjisorit fillon me dritë, me një histori dashurie të një djali dhe një vajze, që pa kuptuar përfshin në jetën e tyre edhe vëllain e vajzës, që infiltrohet pa i pyetur. “Ngjarjet e filmit “Black Man” zhvillohen në Tiranë. Fillojnë me një çift, që njihen e dashurohen, por papritur në jetën e tyre përfshihet dhe vëllai i vajzës, që shfaqet si një person shumë karizmatik, por njëkohësisht dhe shumë mistik. Dhe kështu të tre sëbashku dalin nëpër qytet, duke u argëtuar e duke bërë humor pafund, por një ditë me diell e gjithë kjo marrëdhënie e thellë mes tyre, përfundon në mënyrën me të paimagjinuar të mundur”, tregon regjisori Selo për filmin e tij, që sonte ka premierën në kinema “Agimi”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).