Një realizim i dramaturgut, Ferdinand Hysi dhe regjisorit nga Kosova, Ben Apolloni, në Teatrin “Aleksandër Mosiu”, në Durrës, do të shfaqet sot premiera e “Natë misterioze”.
Nën interpretimin e aktorëve të teatrit shqiptar, Suela Bako si protagoniste kryesore, Amos Muji Zaharia, Xhejni Fama, Gjergj Doçi, Marin Tafaj dhe Mimoza Marjanaku.
Katër persona nga vende të ndryshme të botës takohen për herë të parë në një stacion treni dhe aty e kuptojnë se janë të ftuar nga i njëjti person dhe do të shkojnë në të njëjtën adresë.
Në shtëpinë misterioze ku hyjnë, nuk i pret askush pas territ.
Ngadalë fillon të ndriçohet shtëpia dhe historia e secilit personazh dhe dikur shfaqet edhe zonja e cila i ka ftuar në ditëlindjen e djalit të saj.
Zonja, një grua e çmendur nga dhembja për humbjen e djalit i terrorizon katër mysafirët e ftuar duke u kërkuar organet e djalit të saj të vdekur në një aksident, organet e të cilit ajo e di se janë transplantuar në katër trupat e mysafirëve.
Mos e humbisni “Natë misterioze” çel edhe sezonin e ri në teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Datat e premierës “Natë misterioze” të zhanerit dramë shfaqen në datat 24 dhe 25 Tetor.