Art & Kulturë

Sot koncert në Sheshin “Skënderbej”, ja yjet e muzikës shqiptare që ngjiten në skenë

Teksa votimi për cilin nga 4 yjet ndërkombëtarë të muzikës që do të donit të vinte në Tiranë vijon, “Sheshi Skënderbej” do të presë sot pasdite artistët më të mirë vendas në një koncert dedikuar qytetarëve të Tiranës. Disa nga zërat më të pëlqyer nga të rinjtë si: Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO do të ndezin sot sheshin më të madh të shqiptarëve me muzikën e tyre moderne, në një koncert që pritet të fillojë rreth orës 19:00.

Koncertin e ka lajmëruar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, teksa u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të bëhen pjesë dhe të shijojnë muzikën e artistëve të tyre të preferuar.

“Super atmosferë me Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO . ? Shihemi në shesh, festa nis në orën 19:00”, shkruan Veliaj.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).